Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Redon Xhixha “gradon” kapitenin e “ri” te Tirana, pas fitores ndaj Partizanit! Nuk qëndron në “heshtje” as Ernest Muçi e Regi Lushkja (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Redon Xhixha “gradon” kapitenin e “ri” te Tirana, pas
Skuadra e Tiranës, Regi Lushkja dhe Ernest Muçi

Portieri shqiptar i Kosovës Visar Bekaj, është vendosur “stabël” nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi te Tirana. Në derbin e fituar karshi Partizanit, 28-vjeçari zhvilloi paraqitje pozitive, ndonëse nuk arriti ta mbaj portën e paprekur.

Së fundmi, Bekaj ka shpërndarë postim në rrjetin social “Instagram” me pamjet nga derbi, ndërsa mbishkrimi është: “Elhamdulilah”, frazë që vjen nga arabishtja, ndërsa në shqip do të thotë:

“Falënderimet i takojnë Zotit”. Komentet nuk kanë munguar nga lojtarë aktualë të Tiranë dhe ata që kanë djerësitur fanelën bardheblu në të shkuarën.

“Kapiten”, komenton Redon Xhixha, shoqëruar me emoji, apo “Viskiii”, prej Regi Lushkja. Postimin e “gardianit” Visar Bekaj e ka pëlqyer edhe sulmuesi i Shqipërisë e Traboznspor Ernest Muçi, ky i fundit dikur pjesë e “rekordmenëve” të Shqipërisë.

Redon Xhixha “gradon” kapitenin e “ri” te Tirana, pas
Postimi i Visar Bekaj i "pëlyer" nga Ernest Muçi
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Visar Bekaj (@visarbekaj12)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu