
Premier League do të luajë ditën e sotme ndeshjet e fundit të saj. 10 takime mjaft të rëndësishme do të luhet në orën 17:00.
E gjithë Anglia do të paralizohet, teksa do të presë me padurim të mësojë edhe skuadrën kampione të këtij sezonit. Arsenal dhe Manchgetser City do të luftojnë ë distancë për të mësuar se kush do të ngre lart trofeun e kampionit.
Aktualisht skuadra e Pep Guardiolës udhëheq me 2 pikë më shumë se “Topçinjtë”, me ekipin e Mikel Artetës që “kryqëzon gishtat” për një hap fals të “Qytetarëve” për të fituar titullin kampion.
City do të duelojë ndaj West Ham, ku fitorja është detyrim për kampionët në fuqi dhe në “Etihad” nuk iu lejohen hapat fals. Skuadra e Guardiolës do të kërkojë titullin e 4-të rresht në Premier League.
Ndërkohë Arsenali do të presë në shtëpi ekipin e Everton dhe bëjnë mes tyre llogaritë e ndeshejs së fundit. “Topçinjtë” shpresojnë te fitorja e West Ham, që këto të fundit të mposhtin Cityn dhe ekipi i Artetës të shpallet kampion, ku do të riktheheshin te trofe pas 20 vitesh.