
Laci
Skuadra e Laçit vazhdon formën e mirë dhe pozitive nën drejtimin e trajnerit Francesco Moriero. Kurbinasit morën një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit për vitin 2024.
Laçi fitoi me rezultatin 2-1 përballë Burrelit, në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme. Të dy golat për skuadrën e Superiores u shënuan nga Traore, i cili ‘likuidoi’ ekipin e drejtuar nga Ditmar Bicaj.
Një sinjal pozitiv nga djemtë e Morieros që momentalisht synojnë mbijetesën në elitë. Në krahun tjetër, një humbje që nuk dhemb shumë për Burrelin, që gjithashtu po zhvillojnë një sezon për t’u vlerësuar.
View this post on Instagram
Poll