Tirana barazoi mbrëmjen e djeshme përballë Partizanit në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Supersfida përfundoi në barazim pa gola.
Pas kësaj sfide ka ardhur reagimi edhe nga portieri bardheblu, Gentian Selmani. Ky i fundit falenderon tifozët e Tiranës për mbështetjen, duke i quajtur të mrekullueshëm.
"Nuk ishte rezultati qe deshironim te gjithe dje. Jam krenar per luften dhe sakrificen e ekipit per ta fituar ndeshjen deri ne fund pavaresisht gjerave te dyshimta qe ndodhen gjate ndeshjes.
Neve na mbetet vec te jemi te perqendruar dhe te bashkuar me njeri tjetrin me shume se kurre per te arritur aty ku i takon klubit futbollit Tirona. Nje falenderim i vecant per tifozat tone te mrekullueshem per mbeshtetjen qe na kan dhene ne cdo moment gjate ketij sezoni", shkruan Selmani.
View this post on Instagram