
Vllaznia do ta mbyllë këtë vit kalendarik ndaj Partizanit në transfertë, përballje kjo që do të zhvillohet në “Arenën e Demave” ditën e shtunë në orën 17:00. 2 ekipet do të sfidohen mes tyre “kokë më kokë” për kreun e klasifikimit, pasi vetëm 1 pikë i ndaj në renditje.
Shkodranët ndodhen sipëer të kuqve dhe në shtëpinë e kryeqytetasve do të tentojnë të marrin pikë. Për Thomas Brdaric nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi numri i të dëmtuarve ka shkuar në 9.
Listës i janë shtuar së fundmi Spahija dhe Deliu, të cilët u dëmtuan ndaj Laçit dhe u detyruan të linin fushën e lojës. Përveç tyre prej javësh mungojnë Gurishta, Gruda, Matouti, Juric, Stojanovic, Jago dhe Qato.
Timonieri i kuqebluve do të synojë të gjejë zëvendësuesit e tyre dhe shpreson që janar të mund të ketë gurpin e plotë kur të rikthehet edhe kampionati.