Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani "stacioni" për të shmangur më të keqen, Tirana i kërkon "ndihmë" tifozëve para derbit: Edhe kur thyhemi, e gjejmë rrugën!

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani "stacioni" për të shmangur më të keqen,
Tirana

Ndeshja përballë Partizanit mund të jetë dhe "stacioni" i shpëtimit për Tiranën pasi nga kjo përballje mund të vijë edhe qëndrimi në elitë për sezonin e ardhshëm.

Para derbit të kryeqytetit, që vlen për llogaritë e javës së 33-të në Superiore, faqja zyrtare e klubit ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihen qytetarë duke marrë mesazhe si një ftesë për t'iu bashkuar skuadrës në këtë sfidë të rëndësisë së lartë.

Me përshkrimin: "Sepse Tirona është shtëpi", bardheblutë kanë zgjedhur që t'i ndezin motorrët në këtë mënyrë për të shkuar më shumë se të vendosur të shtunën ndaj rivalit të përjetshëm e për të marrë tri pikët e radhës që do të shërbenin si "oksigjen" për të marrë frymë lirshëm në javët e mbetura të kampionatit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Poll

Lexo gjithashtu