Partizani po bën detyrën në ndeshjet e fundit të Superiores, ndërsa ia ka dalë të fitojë vendin e dytë. Takimi i fundit për kampionatin e rregullt luhet të shtunën(16:00) kundër Erzenit, në stadiumin “Arena e Demave”. Për këtë, grupimi “Ultras Guerrils” u bën thirrje tifozëve të mos mungojnë.
“Të shtunën të gjithë në stadium! Forca Partizani”, shkruajnë në postimin e fundit. Tashmë është dhe radha e tifozëve, të tregojnë veten para “Final 4”.
Kujtojmë se me Erzenin bën punë vetëm fitorja. Kështu Partizani ka të sigurtë vendin e dytë në “Final 4”, që jep avantazhin dhe të barazimit në takimin gjysmëfinal.
Poll