Partizani do të zbresë në fushë në orën 19:00 për derbin e kryeqytetit përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Abissnet Superiore.
Teksa akrepat po lëvizin me shpejtësi, duke bërë që emocionet të rriten në të dyja kampet, duket se "Të Kuqtë" e kanë një avantazh ndaj rivalëve të përjetshëm.
Bëhet fjalë për vlerat e lojtarëve në treg, ku "Demat" mposhtin bardheblutë sa i takon vlefshmërisë në skuadër. Në momentet që flasim, klubi i kuq vlen plot 6.60 miliionë euro, 2.28 milionë më shumë se Tirana e cila ka vlerën e 4.88 milionë eurove.
Lojtari më i shtrenjtë në kampin e Partizanit është Rowan Human i cili vlen 500 mijë euro, ndërsa tek Tirana "nderohen" me Freddy Alvarez që kushton plot 700 mijë euro.
Përndryshe "Air Albania" do të jetë dëshmitari i një ndeshje spektakolare, e cila pritet të mbërthejë spektatorët në stadium dhe ata që do të jenë përballë ekranit.
