Partizani barazoi 1-1 takimin me Egnatian në Superiore, port ë kuqtë tashmë mendojnë vetëm e vetëm për takimin e radhës.
Në kampin kryeqytetas, nuk ka kohë as për të hedhur një vështrim nga fitorja e paramenduar kundër rrogozhinasve, por që ju shpëtojë nga dora. Të hënën ‘Demat’ luajnë kundër Bylisit, për më tepër në transfertë. Axhenda e ngjeshur kërkon impenjim drejt së ardhmes dhe jo keqardhje për atë çfarë mund të ishte marrë ditën e djeshme.
Sot skuadra e Veselinovic pritet të zbresë në tribuna në kompleksin e të kuqve, teksa stafi mjekësor do të çlodhë lojtarët me seanca fiziotrapie në përkushtim të muskujve. Futbollistët janë të mbingarkuar fizikisht, psi vetëm në 4 ditë do të kenë zhvilluar 2 takime.