Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani luan gjithçka për gjithçka në Elbasan, trajneri Kërnaja: Mos harroni, kemi 9 ndeshje radhazi pa humbje! Synojmë...

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani luan gjithçka për gjithçka në Elbasan,
Oltijon Kërnaja

Në prag të ndeshjes me Elbasanin në Superiore, java e 31-të, trajneri i Partizanit Oltijon Kërnaja ka folur para mediave. Edhe pse “Demat e Kuq” kanë 3 ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, Kërnaja ka treguar anën pozitive të “medaljes”.

Ju mungon fitorja prej tre ndeshjesh –

Besoj se ndoshta nuk është momenti aq i mirë sa e kishim menduar. Vërtet jemi tre ndeshje pa fitore, por mos harrojmë që jemi edhe 9 ndeshje pa humbje. Besoj është një moment normal brenda objektivit që jemi ne në fillim të sezonit.

Mund të përsërisni një tjetër fitore në Elbasan –

Sigurisht do të tentojmë ta përsërisim përsëri.

Cili është shqetësimi që keni në prag të ndeshjes me Elbasanin –

Shkojmë për të fituar për të mbajtur pozicionin që kemi ne, atë që me shumë punë dhe djersë e kemi arritur deri tani. Shkojmë vetëm për rezultat pozitiv, nuk është se kemi shqetësime. Vërtet mund të kemi ndonjë mungesë lojtarësh, por të tjerë që kemi gjendje janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.

Mungesat e konfirmuara –

Kemi Martinez që është operuar, Skukën që vazhdon të vuaj një dëmtim dhe Atanaskoski i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Dueli me Dinamo City për vendin e katërt –

Çdo gjë tashmë është në këmbët tona. Më përpara nuk ka qenë në këmbët tona, por në këmbët e të tjerëve. Besoj me punë dhe përkushtim siç kanë dhënë gjithë djemtë, kokën ulur maksimumin në fushë do arrijmë ta mbajmë atë vend, pse jo edhe më lart.

Poll

Lexo gjithashtu