
Arena e Demave
Partizani do të presë Dinamon në kuadër të javës së 32-të të Superiores, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00. Të kuqtë do të kërkojnë fitoren në derbi për t’u rikthyer edhe te rezultatet pozitive në kampionat, të cilat iu mungojnë prej 4 javësh.
Kjo sfidë pritej të zhvillohej në “Air Albania”, por tashmë është mësuar edhe stadiumit ku do të luhet. “Arena e Demave” do të presë këtë përballje majft të rëndësishme dhe delikate mes dy ekipeve të kryeqytetit.
Kujtojmë se në “Arenën e Demave” do të luhet edhe dueli mes Erzenit dhe Tiranës, sfidë që do të zhvillohet të premten në orën 15:00.
Poll