Partizani do të luajë përballë Tiranës këtë të shtunë, supersfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00.
Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, me të dyja ekipet që kërkojnë rikthimin te fitorja. Megjithatë, “Demat” vijnë më lart në rënditje, në vendin e katërt me 8 pikë, 3 më shumë se bardheblutë që janë të shtatët.
Por, jo vetëm kaq, Partizani shkon në derbi edhe me sulm dhe mbrojtje më solide, bazuar këtu në golat e shënuar dhe ato të pësuar. Në këto 5 javë kampionati, “Demat” kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 5.
Në krahun tjetër, Tirana ka shënuar 6 dhe ka pësuar po 6. Statistika që bëjnë favorit të kuqtë, megjithatë derbi gjithmonë ka patur surpriza dhe diçka e tillë nuk përjashtohet.