Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pak ditë para derbit të kryeqytetit, merret vendimi i PAPRITUR! Zbulohet arsyeja

Shkruar nga NEWSPORT
Pak ditë para derbit të kryeqytetit, merret vendimi i PAPRITUR!
Abissnet Superiore

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se në kalendarin e javës së 32-të të “Abissnet Superiore”, janë bërë disa ndryshime.

Në bazë të kërkesës së ardhur nga Policia e Shtetit, në lidhje me zhvillimin e protestës së opozitës më datë 17 prill, për arsye sigurie janë vendosur ndryshimet si më poshtë:

Dinamo City – Tirana, do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19:00.

Egnatia – Flamurtari, do të luhet po të shtunën në orën 16:00.

Kalendari i plotë i javës 32:

FK Vora – Vllaznia, 18.04.2026, ora 16:00, Stadiumi “KF Vora”

Egnatia – Flamurtari, 18.04.2026, ora 16:00, Stadiumi “Arena Egnatia”

Teuta – AF Elbasani, 18.04.2026, ora 19:00, Stadiumi “Niko Dovana”

Dinamo City – Tirana, 18.04.2026, ora 19:00, Stadiumi “Air Albania”

Partizani – Bylis, 19.04.2026, ora 19:00, Stadiumi “Arena e Demave”

Departamenti i Garave në FSHF falënderon klubet për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Poll

Lexo gjithashtu