
Saliou Sembene është lider i pasdiksutueshëm te Partizani. 23-vjeçari sezonin e kaluar shkëlqeu me të kuqtë, duke ofruar siguri dhe stabilitet në repartin e mbrojtjes.
Edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni ishte një “mur” i pakalueshëm nga kundërshtarët, duke i dhënë siguri gjithë repartit të prapavijës. Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e një ekipi në Spanjë.
Nga sa mësohet skuadra që është e interesuar për shërbimet e tij lua në La Liga 2, teksa bëhet me dije se për senegalezin ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare. Emri i ekipit nu është zbuluar ende, por oferta mësohet se ndodhet tashmë në tavolinën e Gaz Demit. Nuk dihet ende se për çfarë shifrash bëhet fjalë, por në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë pistë.