
Vllaznia do të luajë në shtëpi në kuadër të javës së 30-të të kampionatit. Skënderbeu është kundërshtari i tyre ditën e sotme, me ndeshjen që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” në orën 18:00.
Mungesa dhe dyshime ka te shkodranët për këtë takim. Siç dihet Ardit Deliu do të jetë mungesa e madhe, pasi mesfushori është i pezulluar për shkak kartonësh. Ndërkohë në balotazh për një fanellë titullarë mes tyre janë Dodaj dhe Gruda, me Thomas Brdaric që do të vendosë vetëm në fund se cili do të luajë.
Te Skënderbeu situata është me delikate. Korçarët janë t ëfundit në klasifikim dhe tashmë çdo ndeshje për ta është si “finale”. Për këtë Ernest Gjoka do të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.
Formacione e mundshme:
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Stojanovic, Bajrami, Jago, Qato, Krymi, Sala, Mala, Dodaj (Gruda), Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.
Skënderbeu: Alia, Doka, Randi, Prençi, Shaqe, Sabo, Estrela, Frenki, Nikaj, Nasr, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka.