Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga kritikat për të qeshurën “virale” te komunikimi me Arnold Siaw, Hygerta Sako bën “paqe”

Shkruar nga NEWSPORT
Nga kritikat për të qeshurën “virale” te komunikimi
Hygerta Sako me të ftuarit dhe lojtarin Arnold Siaw


Gazetarja sportive Hygerta Sako është vendosur ditët e fundit në qendër të kritikave, pasi shpërtheu në të qeshur në momentin kur lojtari i Burrelit Arnold Siaë ishte para kamerave për të dhënë prononcimin si “Lojtar i Ndeshjes”.

Në platforma të ndryshme sociale qarkulloi masivisht kjo video, e cila mori kontekstin bullizues, por Sako ka treguar të vërtetën dhe ka bërë “paqe” me Arnold Siaw:

Hygerta Sako - “Jam një njeri profesionist, që dua t’i jap secilit hakun. Jam një njeri që dua të respektoj këdo. Për çdo gjë të bukur që sjell në futbollin tonë. Dhe në momentin që unë denigrohem si figurë, si profesioniste, si gazetare, duhet të pyetesha nga mediat, çfarë ndodhi në atë studio, pse qeshët?!

Arnold Siaw - “Për mua është në rregull me kaq. Kam parë se çfarë ka ndodhur. E kam kaluar dhe mirëkuptuar atë se çfarë ndodhi".

Poll

Lexo gjithashtu