Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga derbi me Dinamon te Partizani, javë “vendimtare” për Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Nga derbi me Dinamon te Partizani, javë “vendimtare” për
Tirana

Tirana do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme këtë javë. Fillimisht ditën e nesërme do të luajë derbin me Dinamon në “Air Albania”, ora 19:30, duel i vlefshëm për javën e 14-të të Superiores. Padiksutim që bardheblutë do të synojnë “hakmarrjen” ndaj dinamovitëve për humbjen në fazën e parë, por edhe për të “shkelmuar” krizën.

Ndërkohë vetëm disa ditë më pas, saktësisht të dielën do të luajë një tjetër derbi, atë ndaj Partizanit. Sërish në “Air Albania” do të luhen fatet e kësaj përballjeje, ku ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu do të tentojë triumfin.

Do të jenë “all-in” për fitoren, e cila vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj dhe do të ishte rezultati më i mirë për të “rikthyer” ekipin në “shinat” e duhura dhe për të tentuar largimin nga vendi i fundit.

Derbi i madh i kryeqytetit është parashikuar për të dielën në orën 18:00 në “Air Albania”. Takim i cili ëshë i vlefshëm për javën e 15-të të kampionatit, me Tiranë që ka fituar me rezultat të njëjtë, 3-0 dy derbet e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu