
Elbasani
Elbasani ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me Skënderbeun. Klubi ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre dhe vendin ku tifozët mund të blejnë biletat e tyre.
Kështu nën biletë në tribunën VIP kushton 2000 lekë, ndërsa në tribunën A –B kushton 1000 lekë. Në tribunat E, D dhe F kushton 300 lekë, ndërsa në të G3 një biletë bën 500 lekë. Bileta që kushton më pak është në tribunën C, 200 lekë.
Kujtojmë se përballja me Skënderbeun do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00 në “Elbasan Arena”. Duel ky i vlefshëm për javën e 10-të të Superiores. Aktualisht Elbasani ndodhet në vendin e 4 në klasifikim me 14 pikë, 2 më pak se Partizani që udhëheq.
View this post on Instagram
Poll