Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndiej keqardhje që nuk morëm fitoren”, Xhoeli Maçolli: Duhet të jemi më të qartë para porte

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndiej keqardhje që nuk morëm fitoren”, Xhoeli
Xhoeli Maçolli

Mesfushori i Teutës Xhoeli Maçolli mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në duelin mes Teutës dhe Tiranës. Pavarësisht se 24-vjeçari bëri një paraqitje për t’u duartrokitur, ekipi durrsakë nuk ia doli të merrte 3 pikët ndaj Tiranës:

“Dua të jem falenderues për ata që më kanë përzgjedhur ‘Lojtari i Ndeshjes’. Ndiej keqardhje që nuk morëm fitoren. Më e rëndësishme 3 pikët. Pozitive që nuk e njohim humbjen. Lëvizjet që trajneri kërkon janë automatizuar pak më shumë.

Kemi për t’u rritur akoma dhe duhet të jemi më të qartë para porte. Jam lojtar që përshtatem me të gjithë, e konsiderojë veten lojtar punëtor.

Impakti im ka ndikuar në qasjen taktike të trajnerit me rreshtimin 4-4-2. Dobi më ka ndihmuar dhe më ka mësuar më shumë ku duhet te vendosim në fushë kur kemi dhe nuk kemi topin”.  

Poll

Lexo gjithashtu