
Egnatia
Egnatia do të luajë ndaj Teutës në kuadër të javës së 27-të të kampionatit. Kjo përballje do të zhvillohet ditën e nesërme në “Egnatia Arena” në orën 17:00 dhe për rrogozhinati kjo sfidë është e para që do të zhvillohet nën dritën e prozhektorëve.
E pikërisht për këtë klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozvë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kampionët u bëjnë thirrje tifozvë për të mbështetur ekipin në këtë sfidë mjaft vendimtare dhe shumë delikate.
“Një qytet,një ekip,një zemër!Të gjithe së bashku për ekipin e zemrës! Eja në stadium. Mbështetja juaj është primare”, shkruhet në postimin.
View this post on Instagram
Poll