Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndeshja e 181-të në histori, njihuni me STATISTIKAT e derbit Partizani - Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e 181-të në histori, njihuni me STATISTIKAT e derbit Partizani
Partizani - Tirana

Kryeqyteti pret të dielën derbin e 3-të të këtij sezoni në Superiore. Partizani do të presë në “Air Albania” rivalin e tyre të përjetshëm, Tiranën. Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 34-të, me ndeshjen që është programuar të startojë në orën 16:30.

Derbi i së dielës do të jetë ndeshja e 181-të në histori mes ekipeve të kryeqytetit. Statistikat flasin në favor të Partizanit, ku në 180 takimet e mëparshme ka fituar 74 dhe ka barazuar 57 prej tyre. 49 janë fitoret e bardhebluve. Të dyja skuadrat synojnë që në takimin e  ditës së dielë të sigurojnë fitoren e radhës në derbi në këtë sezon.

Edhe golavarazhi flet në favor të Partizanit, që ka detyruar rivalin më të urryer ta nxjerr plot 239 herë sferën nga rrjeta, kundrejt 195 golave të Tiranës. Por, Tirana ka edhe një detyrë të vështirë ditën e dielë. Përpos pikëve që janë si oksigjen për mbijetesën, bardheblutë do kërkojnë që të rikthehen te fitorja në derbi.

Dy derbit e fazave të para të kampionatit kanë shkuar 1 në favor të Tiranës me shifrat 3-0 dhe dueli tjetër në favor të Partizanit me shifrat 2-0.

Megjithatë, bardheblutë mund të krenohen me numrin e titujve të fituar, 26 kundrejt 17 të Partizanit. Por, si për ironi të fatit, skuadrat këtë sezon luftojnë për objektiva të ndryshëm. Tirana synon të qëndrojë mes më të mirëve në Superiore, teksa aktualisht ndodhet në vendin e 8-të me 21 pikë pas 23 javësh, ndërsa nga krahu tjetër Partizani ndodhet në vendin e 5-të në klasifikim me 30 pikë dhe kërkon një vend në “Final – Four” për të shpresuar te titulli kampion deri në fund.

Poll

Lexo gjithashtu