
Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës ishte parashikuar të luhet ditën e premte në “Arenën e Demave’ në orën 15:00. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.
Por tashmë kjo ndeshje nuk do të luhet në kryeqytet, pasi ka ndërhyrë ekipi i Partizanit. Kjo sfidë mund të kishte trazira për shkak të tifozëve dhe klubi i kuq ka njoftuar Federatën dhe ekipin e Erzenit se mund të ketë përplasje mes dy tifozërive.
Palët kanë rënë dakort për këtë, pasi edhe policia do ta kishte të vështirë të menaxhonte situatën në Tufinë dhe në këto kushte është vendosur të ndryshohet stadiumi. Duke u informuar për diçka të tillë, sipas shtypit të shkruar bëhe tme dije se FSHF-ja ka vendosur të spostojnë këtë sfidë disa kilometra më larg. Në të njëjtën ditë dhe orë do të luhet dueli mes Erzenit dhe Tiranës, por këtë herë në “Elbasan Arena”.
Kujtojmë që prej hapjes së “Arenës së Demave”, Tirana nuk ka patur rastin të luajë asnjë ndeshje në këtë stadium, pasi tashmë siç dihet për shkak të sigurisë dhe kapacitetit të këtij impianti, derbet zhvillohet në “Air Albania”.