Elbasani barazoi me Laçin në një transfertë të vështirë në veri të vendit. Për mënyrën si shkuan ngjarjet në atë sfidë dhe për formën paraardhëse, elbasanasit ai 1-1 mund t’i ketë lënë të kënaqur.
Pushimet pas barazimit dhe humbjes me Dinamon që dhemb shumë, mund të themi se kanë ardhur si me shkop magjik për Elbasanin. Ekipi i Bordin vuan dëmtimet dhe me antë pauzës shpreson jo vetëm të gjejë formën e duhur dhe mentalitetin fitues, po edhe të rikuperojë sa më shumë startues.
Psikologjia mund të ringrihet gjatë këtyre ditëve. Lëndimet kanë qenë “makth” për teknikun italian pasi ai nuk e ka patur kontigjentin e plotë për asnjë takim të vetëm.
Elbasnai për afro 2 muaj po vuan rrugën për tek fitorja, edhe pse ka bërë lojë. Kjo situatë i ka larguar nga lideri, po jo vetëm aq. Klubi elbasan e sheh veten jashtë Top 4 ku ishte pjesë deri pak javë më parë duke komprometuar fatet e sezonit.