Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungesa dhe dyshime në të dy krahët, formacionet e mundshme të Skënderbeu – Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa dhe dyshime në të dy krahët, formacionet e mundshme
Skenderbeu - Partizani

Skënderbeu – Partizani është një nga duelet e ditës së sotme që do të luhet në Superiore. Përballje kjo e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit dhe që do të zhvillohet në Korçë në orën 17:00.

Një sfidë mjaft e luftuar, e cila spektaklin e ka të garantuar. Luhet për objektiva të ndryshme dhe për këtë të dyja skuadrat do të jenë “all-in” në fushën e loiës për të siguruar 3 pikët. Mungesa të rëndësishme dhe dyshime ka në të dy krahët.

Për Ernest Gjokën do të mungojë Randi Dumfur, i cili është i pezulluar, ndërsa në dyshim mbeten Klevis Shaqe dhe Liridon Balaj, të cilët vetëm para takimit do të vendoset nëse do të jenë në gjendje për të luajtur apo jo, pasi siç dihet prej ditësh vuajnë nga dëmtimet.

Ndërkohë Arbër Abilaliaj do të bëjë pa David Domgjonin për shkak kartonësh dhe Altin Bytyçin, i cili nuk është rikuperuar ende.

Formacionet e mundshme:

Skënderbeu: Alia, Doka, Vazkes, Prençi, Zejnullari, Sabd, Estela, Juri, Nikaj, Nars, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka.

Partizani: Qirko, Janjeva, Preka, Sembene, Podstrelov, Shanaj, Mehmeti, Atanaskovski, Taipi, Zeka, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga