Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Momenti i së vërtetës”, Partizani kërkon ndihmën e tifozëve: Çdo duartrokitje është forcë që na çon drejt fitores, mos mungoni

Shkruar nga NEWSPORT
“Momenti i së vërtetës”, Partizani kërkon
Postimi i Partizanit

Një nga ndeshjet më të rëndësishme Partizani do ta luajë ditën e dielë ndaj Elbasanit. Të kuqtë do të kërkojnë medoemos fitoren në shtëpi për të qenë pjesë e “Final – Four”.

Paraqitjet e skuadrës në muajt e fundit kanë qenë shumë zhëgënjyese, duke bërë që tashmë të rrezikohet pjesëmarrja në “Final – Four”. Siç dihet aktualisht janë jashtë vendit të 4-të në kampionat, pozicion që mabhet pikërisht nga Elbasani.

Përpara kësaj sfide klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të jenë në një nga betejat e fundit të këtij sezoni si dhe çdo duartrokitje e tyre vlen për të çuar skuadrën drejt fitores.

“Është ndeshja e fundit, është momenti i së vërtetës! Ejani në stadium dhe bëhuni forca që na çon drejt fitores. Sot, çdo zë, çdo duartrokitje, çdo zemër vlen! Bashkë deri në fund!”

MOS MUNGO

⚽FK PARTIZANI - AF ELBASANI | JAVA 36

E DIEL 27 PRILL

⏰ORA 15:30

"ARENA E DEMAVE"

#PërjetMeTyPartizan”, shkruhet në postimin e kryeqytetasve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga