
Tirana - Vllaznia
Tirana dhe Vllaznia do luajnë të mërkurën në orën 16:00, kryesfidën e javës 35-të në Superiore. Kjo klasike në “Air Albania” vendos shumë për fatet e gjithë sezonit.
Së fundmi kanë dalë në shitje dhe biletat për këtë takim. Çmimet janë më të ulëta se më parë në “Air Albania”, ndërsa Tirana ka menduar të afrojë më shumë tifozë kështu.
Çmimi për biletë në tribunën prapa porte është 300 lekë, ndërsa një biletë në tribunën E mund të sigurohet për 500 lekë. Aktualisht po shiten online përmes ebileta.al ku bileta më e shtrenjtë kushton 3000 lekë në tribunën VIP. Nga dita e nesërme do të fillojë dhe shitja nga biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”.
Poll