Elbasani dhe Flamurtari do të zbresin në fushë prej orës 17:00, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të në Superiore. Sfida do të mbahet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Trajneri Ivan Gvozdenovic ka përzgjedhur titullarët ndaj kuqezinjve. Në majë të sulmit qendrojnë Diallo, Loukili dhe Tsague. “Timonieri” i Flamurtarit Francesco Moriero, nuk është “kursyer” në emra, Marku-Maksuti-Oshafi përbëjnë tridhëmbëshin ofensiv.
Vlonjatët u mposhtën pas kohës shtesë në datën 10 janar krashi Elbasanit në Kupë dhe tashmë do kërkojnë “hakmarrjen”. Verdheblutë për këtë duel e kanë qëllimin e qartë, rikthimin te fitorja në Superiore dhe ngushtimin e diferencës me kreun.
ELBASANI: Janaçek, Azemoviç, Olberkis, Musta, Lila, A. Kasa, Ibrahim, Lajthia, Diallo, Loukili, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Çantakias, Ramani, Veiga, Urbaez, Trashi, Diavara, Marku, Maksuti, Oshafi.
Trajner: Françesko Moriero
