Aris Ara gjatë ndeshjes
Vllaznia u përball dje me Pogradecin, në një ndeshje e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/8-ve të kupës së Shqipërisë. Ndeshje në të cilën shkodranët dolën edhe triumfues falë 1 goli të bërë në minutën e 85-të.
Kohë merkatoje dhe Vllaznia pas afrimeve të saja të reja, i ka aktivizuar ata dje duke iu dhënë dhe mundësinë që të tregojnë vetveten. Ndërsa klubi duket se ka veçuar duke i dhënë edhe më shumë mbështetje, 19-vjeçarit Aris Ara i cili lujati për herë të parë si titullar me fanellën e shkodranëve.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi ka shpjeguar se sulmuesi Ara bëri mjaft mirë duke, shpërblyer kështu edhe besimin e stafit teknik.
Poll
