Skuadra e Vllaznisë ia ka dalë të marrë fitore të rëndësishme ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”. Të besuarit e Edi Martinit mposhtën 1 – 0 kampionët në fuqi dhe kryesuesit aktuale të Superiores.
Goli i vetëm u shënua nga mesfushori Kallaku në pjesën e parë. Aksioni që “tundi” rrjetën mike ishte model nga mbrapa, duke e lënë të shtangur Egnatian.
Pas 19 javësh në Superiore, “djemtë” e Tetovës vazhdojnë të jenë në krye me 37 pikë, ndërsa shkodranët në 33 të tilla, 4 pikë diferencë me kreu, sikurse japin “sinjale” pozitive se janë rikthyer me ritëm të plotë.
VLLAZNIA – EGNATIA 1 – 0 (Kallaku 28')
90+5' Përfundon sfida Vllaznia - Egnatia, vendos goli i Kallakut.
90' - Lojë e ashpër nga Vllaznia, "zverdhen" Pohls, Sala dhe Kastrati.
65' - Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë.
59' - Buric shënon për Egnatian, konsiderohet pozicion jashtë loje, me arsyetimin e bllokimit të rrezes prej sulmuesit Albanese ndaj portierit Pohls.
46' - Nis fraksioni i dytë në Vllaznia - Egnatia.
45' - Mbyllet pjesa e parë.
28' - Aksion model, Kallaku i jep avantazhin Vllaznisë.
1’ – Shkelomohet topi i parë në “Loro Boriçi”,
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Celikovic, Gjini, Jago, Krymi, Qato, Mala, Kallaku, Bismark, Balaj.
Trajner: Edi Martini.
EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Poçi, Xhemajli, Haime, Fernando, Albanese, Ruçi, Selmani, Jahaja, Buric.
Trajner: Edlir Tetova
Superiore: Java e 19-të
Stadiumi: “Loro Boriçi”
