Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Raste, shtylla dhe dëmtime pafund! “Demat” nuk ia dalin përballë Vorës, Partizani barazon mes pakënaqësive të Kërnajës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Raste, shtylla dhe dëmtime pafund! “Demat” nuk ia dalin
Vora - Partizani

Është mbyllur në barazim ndeshja Vora – Partizani, e mbajtur në stadiumin “Arena e Demave”. Ky duel ka shërbyer për javën e 10-të në Superiore. Mungesa e golave e ka bërë më pak interesante, por duelet e ashpëra në mesfushë nuk munguan.

Rasi më pikant përkoi në minutat shtesë të ndeshjes, teksa tentativa e Partizanit u ndal në shtyllën tranversale fillimisht dhe më pas ra në vijën fatale të portës. Arbitri Indrit Myrtja vendosi që loja të vazhdonte.

Trajneri i “Demave të Kuq” Oltijon Kërnaja u pa tej mase i nervozuar. Përtej pikës së marrë, Partizani në këtë ballafqim humbi edhe dy lojtarë të rëndësishëm për shkak të dëmtimeve, fjala është për Skukën dhe Preka. Skuadra e Kërnajës mban pozicionin e 8-të në tabelë me 9 pikë, kurse Vora e 7 me 11 pikë.   

Vora - Partizani 0 - 0

90+5' - Mbyllet ndeshja në "Arenën e Demave" me rezultatin 0 - 0

90'+ - Tranversa e Partizanit shkakton polemika.

76' - Iskandarli lirohet bukur në hyrje të zonës, ama goditja e sulmuesit azer shkon jashtë

63' - Toma kërkon gol me roveshatë, përfundonë jashtë për pak.

54' - Preka "braktis" fushën i dëmtuar.

46' - Nis pjesa e dytë.

45+2' Qirko shpëton mrekullisht portën e Partizanit nga goli.

45' Skuka largohet nga fusha me barrel.

VIDEO/ Raste, shtylla dhe dëmtime pafund! “Demat” nuk ia dalin
 

42' - Ndërhyrje e rrezikshme nga Vinicius, probleme për Xhuliano Skukën.

25' - Kote i shkon shumë pranë golit, por jashtë.

14' - Rrëzim në limitet e zonës, për Indrit Myrtjan nuk ka asgjë serioze. 

 

1’ - Shkelmohet topi i parë në kryeqytet, nis sfida Vora – Partizani.


Kategoria Superiore: Java 10
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Indrit Myrtja

FORMACIONET ZYRTARE:

VORA: Ruçi, Repaj, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Adeloje, Daka, De Oliviera, Shehi, Geci

Trajneri: Arian Bellai

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Gudjufi, Isgandarli, Kote, Preka, Marku, Doumbia

Trajneri: Oltijon Kërnaja

 

Poll

Lexo gjithashtu