Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Bylis feston në Shkodër, dy gola likujdojnë Vllazninë dhe i japin FITOREN e madhe ballshiotëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bylis feston në Shkodër, dy gola likujdojnë Vllazninë
Vllaznia - Bylis

Bylis ka fituar në transfertë përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 0-2.

Golin e parë për ballshiotët e shënoi Ualisson në minutën e 64-t. Ndërkohë që për golin e dytë, mendoi Stoilov në sekondat e fundit, nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu, Bylis shkon në kuotën e 38 pikëve dhe merr vendin e tetë. Në krahun tjetër Vllaznia mbetet me 60 pikë në vendin e dytë.

Vllaznia 0 – 2 Bylis (Walisson 64', Stoilov 90-5')

“Abissnet Superiore”: Java 34
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Andi Koçi

FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Celikovic, Dros, Yago, Bajrami, Qato, Dodaj, Mala, Kallaku, Balaj. Trajner: Edi Martini.
BYLIS: Ozols, De Souza,Kane, Adeduro, Kamara, Dimov, Koxhi, Marku, Përgjoni, Do Karmo, Emini. Trajner: Mirel Josa.

NDESHJA:
90+5' Mbyllet 0-2 ndeshja.
90+5' GOL BYLIS! Shënon Stoilov.
 
64' GOL BYLIS! Shënon Walisson.

45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë. 
10' GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj, por anulohet për faull gjatë aksionit.


1’ Nis dueli në Shkodër, Vllaznia dhe Bylis në fushë për 3 pikët.    

Poll

Lexo gjithashtu