Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ “Dramë” dhe 3 gola, Flamurtari i “fal’ fitoren Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Dramë” dhe 3 gola, Flamurtari i “fal’
Flamurtari - Egnatia

Skuadra e Flamurtarit është rikthyer në stadiumin e vet në mënyrën më të keq, humbja ndaj Egnatias. Të besuarit e Carlos Gracias zhvilluan një ndeshje mesatare, por u ndëshkuan nga gabime amatoreske.

Një penallti e evitueshme në “frymën e fundit” të pjesë së parë nga vlonjatët i mundësoi rrogzhinasve avantazhin me Albanese. Në fraksionin e dytë të lojës pati më shumë episode, aty ku Flamurtari kërkoi edhe penallti, por rishkimi në “VAR” i la me “gishtë në gojë”.

Gjithsesi, vendasit gjetën forcën dhe barazuan me Todoroski (84’). Por ky barazim zgjati vetëm 5 minuta. Gabimi trashanik në prapavijë i dha mundësin Egnatias të gjente edhe golin e fitores me Le Melo. Pas 5 javësh Superiore, Flamurtari dhe Tirana mbyllin tabelën me 2 pikë, ndërsa të besuarit e Edlir Tetovës i afrohen kreut me 10 pikë.    

Flamurtari - Egnatia 1 - 2 (Todoroski 84'/Albanese 45', Leo Melo 89')

90' Përfundon dueli, Egnatia "gjunjëzon" Flamurtarin

89' Le Melo rikthen në avantazh Egnatin 

89' Le Melo "vulos" fitoren e Egnatias

84' Todoroski barazon takimin dhe i jep shpresë Flamurtarit  

84' Todoroski vendos baraspeshën

70' Loja e ashpër në mesfushë shoqërohet me kartona të verdhë për të dyja ekipet

58' Arbitri Jorgji akordon fillimisht penallti për Flamurtarin, pas ndërhyrjes në zonë, por pas rishikimit në "VAR", ndryshohet vendimi

58' Dueli mes Xhemajlit dhe Maksutit në zonë, por pas rishikimit në "VAR" nuk ka penallti

46' Fillojnë 45 minutat e dyta

45+2' Mbyllet pjesa e parë

45' Albanese kalon në avantazh Egnatia nga 11-metërshi

45' Goli i Albanese nga penalltia

21' Vendasit kanë pretendime për 11-metërsh, por për arbitrin Jorgji nuk është asgjë

21' Pretendimet për penallti te Flamurtari

17' Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë nga ekipi i Egnatias

1' Nis ndeshja mes Flamurtarit dhe Egnatias

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Todoroski, Trashi, Ramani, Nunes, Baeten, Telushi, Ramirez, Burard, Maksuti.

Trajner: Karlos Garsia

EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Fernando, Ruçi, Albaneze, Selmani, Buriç.

Trajner: Edlir Tetova

Poll

Lexo gjithashtu