
Egnatia 1 – 1 Tirana (Sota 36' / Soler 45+5')
Egnatia dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që u zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Golin për Egnatian e shënoi Eljon Sota, ndërsa për bardheblutë rrugën e rrjetës e gjeti Soler. Ndërkohë që për dy ekipet kishte nga një karton të kuq. Te rrogozhinasit kartonin e kuq e mori Ujka, ndërsa te Tirana u ndëshkua Vera.
Me këtë barazim, Egnatia mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 54 pikë. Ndërkohë që me 31 pikë, Tirana parakalon Bylisin dhe shkon në vendin e 7-të, jashtë “zonës së ftohtë”.
Superiore: Java 30
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Aliyev, Fangaj, Wotlai, Ujka, Fernando, Kasa, Lushkja, Bakayoko. Trajner: Edlir Tetova.
TIRANA: Selmani, Vera, Kola, Përgjoni, Mici, Dembele, Soler, Smaçi, Ndreca, Jarmouni, Ernest. Trajner: Bledi Shkëmbi.
LIVE:
89' Tirana kërkon penallti, Xhaja thotë "JO" pas rishikimit në VAR.
85' Tirana mbetet me 10 lojtarë, Vera merr kartonin e dytë të verdhë.
73' Egnatia mbetet me 10 lojtarë, Ujka merr kartonin e dytë të verdhë.
45+5' GOL TIRANA! Shënon Soler.
36' GOL EGNATIA! Shënon Sota.
21' Tirana i afrohet golit, Ernest kërcënon rrogozhinasit.
1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis sfida mes Egnatias dhe Tiranës.