Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ “Luftë” në Rrogozhinë për 90 minuta, Egnatia dhe Dinamo u falen penalltive

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Luftë” në Rrogozhinë për 90 minuta,
Egnatia - Dinamo

EGNATIA – DINAMO 1 – 1 (P - Lushkja 19'/P - Bregu 39')

Ndeshja: Egnatia – Dinamo nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre. Një sfidë shumë e luftuar mes dy ekipeve, ku 2 penallti kanë vendosur fatet e këtij takimi.

Fillimisht do të kalonin në avantazh vendasit me Lushkjan, ku ky i fundit do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 19-të. Por festa e rrogozhinasve do të zgjaste pak, pasi pas 20 minutash një tjetër penallti do të jepej në këtë takim.

Këtë herë në favor të Dinamos, me Bregun që gjuan dhe barazon rezultatin. Në minutat e mbetura do të ishte një spektakël mes dy ekipeve. Aleksi do të dilte me të kuq në minutën e 53-të, pasi do të ndëshkohej me të dytin e verdhë.

“Luftë” dhe raste pafund nga ekipet, por pa mundur të gjenin golin e fitores. Në këtë mënyrë në javën e 10-të të sfidës Egnatia dhe Dinamo ndajnë nga 1 pikë.

Superiore: Java e 10

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Formacionet zyrtare:

EGNATIA: Dabjani, Fangaj, Malota, Xhemajli, Lushkja, Alijev, Aleksi, Zejnullai, Kasa, Vuthaj, Ujka. Trajner: Edlir Tetova

DINAMO: Teqja, Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Toli, Gudiabi, Vila, Zabërgja, Mandela, Bregu. Trajner: Ilir Daja.

LIVE:

90+4'- Mbyllet sfida. Egnatia dhe Dinamo ndahen në barazim 1-1 dhe ndajnë nga 1 pikë. 

85'- Ndreca gjuan drejt zonës, ku topi preket me dore nga dinamovitet. Pas rishikimit me VAR, Xhaja tregon se ka goditje denimi. Rrogozhinasit pretendojnë për penallti.

53'- Aleksi nderhyn gabimisht ndaj Gudiaby, karton i verdhe per mesfushorin. Ky eshte i dyti ne kete sfide dhe Aleksi le fushen e lojes me te kuq.

46'- Nis pjesa e dyte.

45+3'- Mbyllet ne barazim 1-1 pjesa e parë në Rrogozhinë, 2 penallti vendosin ne 45 - minutat e para.

39'- Bregu merr përrsipër penalltinë, sulmuesi mposht Dabjanin.

37'- Toli pason për Zabërgjan, por Aliev bën ndërhyrje të gabuar. 11 metërsh për dinamovitët.

31'- Lushkja ka një tjeter rast për gol, por topi i goditur nga ish-i i Laçit shkon ngjitur me portën.

19'- Lushkja merr përsipër penalltinë, mesfushori tregohet i saktë nga pika e bardhë. 1-0 per Egnatian.

18'- Pas rishikimit ne VAR është konfirmuar penalltia.

17'- Bregu ndërrhyn gabimisht, me Vuthaj që rrëzohet në zonë. 11 metërsh për Egnatian.

14'- Egnatia pretendon për penallti, por Xhaja nuk është i këtij mendimi.

11'- E pabesueshme çfarë humbet Ujka, lojtari godet, por topi shkon mbi traun e portës së Teqjas.

1’- Starton sfida në Rrogozhinë, ekipet në kërkim të fitores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga