Fitore mjaft e rëndësishme nga Egnatia ndaj Laçit me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të Bakayoko në fundin e ndeshjes, duke u shërbyer nga Fernando.
Rrogozhinasit ngjiten provizorisht në vendin e tretë me 33 pikë, një pikë larg Dinamos së vendit të parë. Ndërsa kurbinasit bien në vendin e 8-të të renditjes me një pikë larg Bylisit që ndodhet një vend më lart.
Egnatia – Laçi 1-0 (Bakayoko)
90’ Realizon Egnatia në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bakayoko realizon pasi Fernando i shërbeu
Goli i Bakayoko
83’ Ndreca godet nga faulli, Cordeiro bllokon goditjen e fortë
82’ Egnatia fiton një faull në pozicion të favorshëm, Kurti ndërhyn gabimisht ndaj Melos
80’ Laçi nuk përfiton nga një gabim i Ujkës, Cordeiro avancoi përpara, por në fund e humbi topin
73’ Rrogozhinasit mbeten në zonën e miqve, por kurbinasit nuk lejojnë shumë hapësira
66’ Egnatia pretendon për një prekje me dorë në zonë, goditja e Ujkës pretendohet të jetë prekur me dorë në zonë
63’ Kasa futet brenda në zonë, por nuk shërben siç duhet
57’ Fangaj shërben dy herë radhazi në zonë, por kundërshtarët largojnë topin
51’ Mundësi e mirë për Egnatian me Bakayoko me kokë, por Molla pret goditjen qëndrore
49’ Kasa provon një goditje, por topi kalon mbi traversë
46’ Nis pjesa e dytë në Rrogozhinë, ekipet kërkojnë golin e avantazhit
Përfundon pjesa e parë në barazim pa gola
42’ Kasa kroson nga këndi, por lojtarët shkaktojnë faull ndaj Mollës
29’ Mjaki nuk arrin dot të kontrollojë pasimin, përkundrazi shkakton faull ndaj Ndrecës dhe ndëshkohet me karton të verdhë
26’ Kartoni i parë i verdhë është për Egnatia, ndëshkohet Fangaj
23’ Rast i mirë për Laçin me Cordeiron, por sulmuesi nuk e shënjestron kuadratin siç duhet
17’ Super pritje nga Molla, portieri i Laëit ndal goditjen e Fangajt duke e çuar në këndore
Pritja e Mollës
16’ Mundësi e mirë për vendasit me Kasën, por ky i fundit e harkon goditjen shumë lart traversës
15’ Egnatia me Fangaj nga e djathta, mbrojtësi nuk shërben siç duhet
11’ Bullari provon një vertikalizim në zonë për Kristian, por ky i fundit nuk përfiton
9’ Laçi deri më tani më kërkues se Egnatia
7’ Bullari shkon deri në fundore për të shërbyer, megjithatë fiton një goditje nga këndi për miqtë
1’ Starton sfida në “Egnatia Arena”
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Dobjani, Dylis,Votlai, Bakajoko, Lushkja, Xhoel, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Fangaj, Kasa. Trajner: Edlir Tetova
Laçi: Molla, Kurti, Lleshi, Tresa, Bullari, Manellari, Shabani, Melo, Mjaki, Opeh, Da Silva. Trajner: Françesko Moriero