Pas 3 ndeshjeve pa fitore në Superiore, Elbasani është rikthyer te triumfi ndaj Bylist në “Elbasan Arena”. “Uria” e ekipit të Ivan Gvozdenovic u diktua që në minutat e para të duelit ndaj ballshiotëve.
Kartoni i kuq nga Bruno ia bëri më të lehtë detyrën elbasanasve. Në minutën e 26, Diallo kaloi në avantazh vendasit përmes ekzekutimit të saktë nga goditja e dënimit. Në të 38 minutë, Diallo shënoi të dytin personal, kësaj radhe nga penalltia. Me rezultatin 2 – 0 për Elbasanin u mbyll pjesa e parë.
Më këto “ngjyra” pritje një goleadë në favor të grupit të Ivan Gvozdenovic, por nuk ndodhi kështu. Marku në minutën e 51 ngushtoi shifrat, por kaq. Ata nuk patën “gjunjë” për të bërë më shumë “dëme” në portën mike, ndonëse tentuan.
Në fundin e ndeshjes Diallo krijoi “panik” për Elbasanin pas daljes me karton të kuq, shkak ndërhyrja “horror” ndaj kundërshtarit. Pas 8 javësh, Elbasani grumbullon 14 pikë, ndërsa Bylis vetëm 6 pikë.
ELBASANI – BYLIS 2 – 1 (Diallo 26', 38'/Marku 51')
90+6' Përfundon ndeshja
90' Jepen 6 minuta shtesë në fundin e ndeshjes
86' "Nga engjëll në djall", Diallo largohet nga fusha me karton të kuq dhe tremb në minutat e fundit Elbasanin
86' Karton i kuq për Diallo, ndërhyrje "horr" ndaj lojtarit kundërshtarë
75' Ekipi vendas luan "egër", e përkthyer me karton të verdhë për Musta dhe Lulaj
51' Fraksioni i dytë i lojës nis me gol për Bylis, Marku nguhston shifrat pas goditjes së saktë me kokë në zonë
51' Marku hap "llogaritë" e ndeshjes Elbasani - Bylis 2 - 1
45+4' Mbyllet pjesa e parës, Elbasani kryeson bindshëm me protagonist Diallo
45' Akordohen 4 minuta shtesë
38' Diallo i papërmbajtshëm, dyfishon shifrat nga 11-metërshi
38' Diallo i saktë nga penalltia, 2 - 0 në favor të Elbasanit
26' Diallo kalon në avantazh Elbasanin përmes ekzekutimit të saktë nga goditja e dënimit
26' Goli i Diallo, 1 - 0 për Elbasanin
25' Kartoni i kuq nga Bruno për Bylsi, i cili "imiton" veprimin e Sergio Ramos ndaj Salah në finalen e Championsit
25' Kartoni i kuq nga Bruno në dëm të Bylis
20' Të besaurit e Ivan Gvozdenovic dominojnë në posedimin e topit, por Bylis mbrohet mirë
14' Elbasani e ka të vështirë konkretizimin para porte
1' Nis përballja Elbasani - Bylis
Superiore: Java 8
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Dorjan Maletaj
FORMACIONET ZYRTARE:
Elbasani: Janaçek; Olberkis, Lulaj, Azemoviç, Musta, Kasa, Qose, Ibrahim, Tsage, Diallo, Bunjaku.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Bylis: Vashu, Bruno, Marku, Kane, Përgjoni, Përndreca, Adeduro, Koxhi, Ofori, Ibrahim, Peralta,
Trajner: Mirel Josa
