Vllaznia 1 – 0 Dinamo (Balaj 14')
Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Bekim Balaj në minutën e 14-të. Kështu, shkodranët shkojnë në krye me 23 pikë. Në krahun tjetër, me 18 pikë të grumbulluara Dinamo mban vendin e 4-t.
Superiore: Java 11
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Andi Koçi
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Yago, Bajrami, Gjini, Gurishta, Krymi, Kallaku, Mala, Kastrati, Balaj, Murataj. Trajner: Edi Martini.
DINAMO: Teqja, Ferreira, Dita, Aliji, Neziri, Beqja, Qefalija, Qardaku, B.Berisha, Bregu, Guindo. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+9' Mbyllet 1-0 ndeshja.
90+1' Kallaku largohet nga fusha mes lotëve dhe barelë.
76' Super rast për Dinamon, Pohls fantastik.
57' Krosim i rrezikshëm, largon Gjini.
45+4' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
34' Super asist nga Qefalija dhe gol nga Bernard Berisha, arbitri e anulon.
14' GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj.
9' Krosim i Kallakut, topi devijohet.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida Vllaznia – Dinamo.
