
Dinamo dhe Laçi kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të Dinamos.
Golat për “Nëndetësen” u shënuan nga Itodo Mandela në minutën e 22-të dhe Baton Zabërgja në të 55-tën. Ndërsa për Laçin golin e shënoi Kurti në minutën e 95-të.
Me këtë fitore Dinamo shkon në vendin e parë në tabelën e renditjes me 14 pikë. Në krahun tjetër, kurbinasit mbeten në vendin e fundit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh kampionat.
Dinamo 2 – 1 Laçi (Itodo 22', Zabërgja 55' / Kurti 95')
Superiore: Java 8
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Erjon Bylykbashi
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Sali, Muzek, Dita, Meksi, Aliji, Lorran, Toli, Goudiaby, Bregu, Itodo, Zabërgja. Trajner: Ilir Daja.
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Manellari, Mjaki, Traore, Christian, Lleshi, Prodani, William Cordeiro, Papa, Tresa. Trajner: Francesco Passiatore.
95' GOL LAÇI! Shënon Kurti.
55' GOL DINAMO! Shënon Zabërgja.
22' GOL DINAMO! Shënon Itodo Mandela.
1’ Starton ndeshja Dinamo – Laçi në “Elbasan Arena”.