Pas 3 rezultateve negative radhazi në Superiore, Dinamo është rikthyer te fitorja dhe këtë e bëri në mnëyrën më të mirë kundër Elbasanit, 4 – 1.
Edhe pse Elbasani shënoi shumë shpejtë me Lajthian, ekipi i Ivan Gvozdenovic nuk ishte në gjendje të finalizonte golin e 2-të, pavarësisht se rastet i kishte, madje edhe të pastra.
Në fundin e pjesës së parë, Dejvi Bregu barazoi shifrat, përmes ekzekutimit të saktë nga 11-metërshit. Ky gol “zgjoi” ekipin e Ilir Dajës.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ata shënuan edhe 3 herë të tjera, konkretisht me Malomo (51’), Lorenco Vila (66’) dhe sërish Bregu (88’). Pas 30 javësh në Superiore, Dinamo afrohet me 1 pikë ndaj Partizanit (vendi i 4-të), duke e hapur garën për Final Four.
Dinamo 4 – 1 Elbasani (Bregu 45+2', 88', Malomo 51'. L.Vila 66'/Lajthia 3')
90+5' - Përfundon sfida Dinamo - Elbasani, fitojnë "blutë" 4 - 1.
88' - Dinamo nuk njeh "limite", Dejvi Bregu e dërgon rezultatin 4 - 1.
66' - Dinamo shënon edhe golin e 3-të. Lorenco Vila devijon topin pas krosimit nga këndorja, ndërsa "sfera" ndalet në rrjetë.
51' - Gabim fatal nga mbrojtja e Elbasanit, e cila merr trajtën e "asistit" për Dinamon. Malomo shfrytëzon rastin dhe e dërgon rezultatin 2 - 1.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+3' - Mbyllet pjesa e parë.
45+2' - Dejvi Bregu i saktë nga 11-metërshi, barazohen shifrat.
26' - Lajthia lëviz bukur në linjë, por Tsague shpërdoron për 2 - 0.
3' - Elbasani i "rrufeshëm", gjen golin pas minutash lojë me Lajthinë.
1’ – Shklemohet topi në “Air Albania”
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Teikseira, Aliji, Neziri, Nani, Dita, Vila, B. Berisha, Bregu, Malomo, Mustapha.
Trajner: Ilir Daja
ELBASANI: Totoshi, Azemovic, K. Kasa, A. Kasa, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Loukili, Tsague, Ze Gomes.
Trajner: Ivan Gvozdenovic
Superiore: Java e 30-të
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
