
ELBASANI-LAÇI 1-2
Është mbyllur në Elbasan takimi mes vendasve dhe Laçit. Miqtë nga veriu rezultuan më kërkues dhe në fund u shpërblyen me 3 pikë pas fitores 1-2 ndaj Elbasanit.
Në “Elbasan Arena” u luajt një takim i bukur për t’u parë, me ritëm, antagonizëm dhe shumë raste. Sulmi i të dy skaudrave ishte procesiv, por më efikas ai i bardhezinjve. Kurbinasit gjetën golin që në fillim pas 2-3 këmbënguljeve. I përhershmi Mjaki me goditjet tipike në zonë i harruar nga mbrojtësit kundërshtarë, dënoi elbasanasit.
Pjesa e parë u mbyll me administrimin e të drejtuarve të Morieros. Në të dytën Gvzodenovic ndërmori disa ndërriem që sollën frymë tek Elbasani. Megjithatë, pas golit të dytë të Tresës, gjithçka u ndërlikua.
Verdheblutë nuk e ndalën hapin të kërkonin golin e aprë në sfidë, por kurbinasit u nvunë të gjithë në markim dhe në mbrojtje. Paraqitje e mirë nga shumë lojatër të Laçit, si Bibo, Manellari, Melo, Tresa apo edhe portieri Molla që shpëtoi shumë raste.
Laçianët ia dalin të korrin sukses, ndërsa tekniku serb dhe verdheblutë zhgënjejnë para tifozëve të tyre që ngrin dhe filluan fishkëllimat në fund të takimit. Ngushëllimi i vetëm goli në fund me penallti.
Superiore: Java e 22-të
Stadiumi: "Elbasan Arena"
Formacionet zyrtare:
ELBASANI: Abalora, Lulaj, Dros, Tsague, Klevis Kasa, Ibrahim, Arsen Kasa, Ze Gomes, Musta, Qose, Lila, Trajneri: Ivan Gvozdenovic
LAÇI: Molla, Kurti, Tresa, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian, Trajneri: Francesco Moriero
LIVE:
90+7'- Arbitri mbyll ndeshjen direkt pas ekzekutimit të penalltisë. Elbasani gjen golin e vetëm në fund po pa vlerë.
90+6'- Lila goditi topin në zonë, lojtari i Laçit e prek me dorë. Penallti për Elbasanin.
Goli i Elbasanit
90'- Jepen 5 minuta plus.
79'- Abalora del deri në mesfushë. Melo nuk e surprizon dot me portën e boshatisur.
77'- Prodani ndjen dhimbje.

72'- Lulaj ndshkohet me të verdhë. "Tigrat Verdheblu" kërkojnë që loja nga kundërshtari të luhet sa më shpejt.
65'- Tresa shumë pranë dyfishimit personal.
62'- Portieri detyron tëngrihet Melon. Braziliani qëndron i shtrirë derisa arbitri inspekton situatën.
Abalora dhe Melo
54'- Tresa godet bukur nga afër dhe topi shkon në portë. Abalora devijon topin me kurriz dhe shkakton autogol. Pafat Elbasani, Laçi 2 gola.
Goli i dytë i Laçit
50'- Musta hera e dytë që shërben top për gol nga anësorja. Tsague sërish nuk e mbërrin.
48'- Rrezik në portën e miqve. Elbasani ngulmon, por nuk gjen dot golin nga afër.
45'- Tentohet remontada nga verdheblutë. Ndërrim dhe direkt aksion nga elbasanasit.
45+3'- Mbyllet pjesa e parë. Laçi në avantazh me 1 gol në Elbasan.
45'- 3 minuta plus për t'u rikuperuar.
40'- Prodani godet brenda zonës së vendasve, Kasa devijon aksion e bardhezinjve.
Goditja e Prodanit
33'- Tresa merr një të shkelur nga mbrapa.

30'- Pretendime për faull ndaj Kasës nga tifozët elbasanas.
18'- Traore rrezik ndaj Abaloras. Ngrihet flamuri i pozicionit jashtë loje.

16'- Topi tokazi në duart e Mollës. Tsague nuk tregohet më i shkathët.
Rasti i Tsague
11'- Ndeshja ka ritëm. Bibo i heq topin Tsague që po i afrohej portës.
7'- Mjaki kërcënues sërish. I afrohet golit të dytë, por shënjestra kësaj radhe nuk është e saktë.
Rasti i Mjakit për golin e dytë
5'- Mjaki gjen topin në zonë dhe shënon. Laçi në avantazh.
Goli i Laçit
2'- Opeh godet me kokë, pas korenrit të Melos.

1'- Nis takimi Elbasani-Laçi. Dy ekipet në tentim të suksesit.