
Partizani 1 – 1 Dinamo (Bintsouka 90+2' / Itodo Mandela 50')
Partizani dhe Dinamo kanë barazuar në supersfidën e vlefshme për javën e 22 të Superiores. Derbi i kryeqyteit i zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 1-1.
Golin për Dinamon e shënoi Itodo Mandela, në minutën e 51 të sfidës. Ai lëshoi një predhë që nuk u prit dot nga Qirko. Në krahun tjetër, Bintsouka barazoi shifrat në minutat e fundit të sfidës, më saktë në të 92-tën.
Me këtë barazim, “Demat” mbeten në vendin e parë me 38 pikë. Po me kaq pikë, Dinamo shkon në vendin e dytë, duke parakaluar Vllazninë, e cila nesër ndeshet me Egnatian.
Superiore: Java 22
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Sembene, Bytyçi, Ismaili, Shanaj, Taipi, Keko, Padstrelau, Bintsouka. Trajner: Aleksandar Veselinovic.
DINAMO: Teqja, Hoxha, Aliji, Meksi, Lorran, Goudiaby, Qefalija, Bregu, Tiago, Zabërgja, Mandela. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+2' GOL PARTIZANI! Shënon Bintsouka.
50' GOL DINAMO! Shënon Itodo Mandela.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
33' Taipi përfiton nga dinamovitët, por goditja e tij shkon jashtë.
31' Zabërgja i rrezikshëm në zonën e Partizanit, por askush nuk i vjen në ndihmë.
15' Goudiaby në kërkim të golit, Qirko reagon.
5' Shanaj tenton me goditje nga larg, por topi shkon jashtë.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Arena e Demave”.