Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

LIVE/ Dinamo kthen baraspeshën përballë Bylisit, mbrojtësi portugez tund rrjetën (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
LIVE/ Dinamo kthen baraspeshën përballë Bylisit, mbrojtësi
Superiore

Bylis 1-1 Dinamo City (Camara 9', Teixeira 82') 

Abissnet Superiore: Java 31-të.

Stadiumi: "Adush Muçaj"

Arbitër kryesor: Kreshnik Barjamaj

 

FORMACIONET ZYRTARE:

BYLIS: Ozols, Përndreca, Marku, Dimov, Kane, Përgjoni, Stoilov, Adeduro, Kodji, Pedro, Camara.Trajner: Mirel Josa

DINAMO CITY: Teqja; Neziri, Aliji, Texiera, Dita, Qardaku, Goudiaby, Nani, Vila, Malomo, Mustapha. Trajner: Ilir Daja

 

 

LIVE:

82' GOL DINAMO, rikthehet baraspesha në Ballsh. Shënon Teixeira. 

67' Rikthehen ekuilibri numerik në fushë, Goudiaby ndëshkohet me të dytin e verdhë nga arbitri dhe lë të tijët me një lojtar më pak. 

65' Zëvendësime te Bylis, largohet nga fusha e lojës Koxhi dhe aktivizohet Rabiu.

60' Pedro "flirton" me golin, por goditja e tij shkon jashtë portës. 

53' Arbitri Barjamaj ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë Përndrecën, mbrojtësi lë Bylisin me një lojtar më pak. 

Nis pjesa e dytë mes Bylisit dhe Dinamos. 

Mbyllet pjesa e parë, Bylis 1-0 Dinamo. 

Daja largohet me kartonin e kuq, pjesën e mbetur të sfidës e ndjek nga tribuna. 

45' Akordohen 4 minuta shtesë përpara mbylljes së pjesës së parë. 

38' Përgjoni shkakton faull ndaj Malomos, arbitri ndëshkon me të verdhë lojtarin e Bylis. Një mundësi e mirë për Dinamon nga goditja e dënimit. 

31' Një tjetër aksion i mirë për Bylis, por Dita reagon në kohë dhe mbyll hapësirën.

14' Përndreca shkakton faull ndaj Nanit, kryesori e ndëshkon me të verdhë, i pari në këtë takim. 

9' GOL BYLIS. Shënon Camara.

   

 

5' Dinamo i afrohet golit, por topi përfundon jashtë portës.

1' Shkelmohet topi, nis sfida Bylis-Dinamo

Poll

Lexo gjithashtu