Përballja direkte për mbijetesë mes Flamurtarit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 30-të në Superiore, u mbyll me rezultatin 1 – 1. Bardheblutë e nisën shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e 3-të me Tabekou, pasim fantastik nga thellësia me protagonist Mehmetin.
Ky gol i shpejtë, i “goditi” vendasit, të cilët nuk patën “gjunjë” për të reaguar në 45 minutat e para. Madje Myslovic, i shkoi shumë pranë golit “magjik”, goditje precise nga distanca, ama u prit “mjeshtërisht” nga portieri i Flamurtarit.
Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Andi Ribaj ndryshoi “marsh”, disi më kërkues. Gjithsesi, goli i barazimit nuk erdhi prej aksionit te vendasit, por penalltisë së dyshimtë në minutën e 93-të, e përkthyer në gol nga bomberi Erald Maksuti.
Ky barazim, nuk i hyn në “xhep” asnjë prej ekipeve në fjalë, ndërsa nota më “dramatike” merr për Flamurtarin, të cilët shpërdoruan rastin e “artë” për të fituar në fushën e tyre kundër rivalit të drejtpërdrejtë. Deri në mbyllje të sezonit, kanë mbetur në lojë edhe 6 javë.
Flamurtari 1 – 1 Tirana (Maksuti 93'/Tabekou 3')
90+10' - Përfundon ndeshja Flamurtari - Tirana 1 - 1.
90+3' - Tirana shkakton penallti të çuditshme, Maksuti barazon shifrat 1 - 1.
71' - Flamurtari kërkon penallti, Maksuti pretendon për kontakt brenda zonës, por arbitri Lata lejon vazhdimin e lojës.
66' - Portieri Visar Bekaj largon rrezikun nga katërkëndëshi i Tiranës, moment i vështirë për bardheblutë.
60' - Futet në fushë sulmuesi Redon Xhixha.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+3' - Mbyllet pjesa e parë në Flamurtari - Tirana, po vendos goli i Tabekou.
27' - Ndërhyrja e gabuar nga Cortes, sjell tensione mes ekipe në fushë.
16' - Myslovic i fut të "dridhurat" vendasve me "predhën" nga distanca, Aleksovski shpëton mrekullisht Flmaurtarin nga goli i dytë.
3' - Pasim "magjik" nga Mehmeti, Tabekou i lirë dhe "shkund" portën e Flamurtarit.
1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Flamurtari”.
FORMACIONET ZYRTARE
Flamurtari: Aleksovski; Raso, Peralta, Todoroski, Chantakias, Mbe, Lushaj, Diaëara, Bintsouka, Ramani, Maksuti
Trajner: Andi Ribaj
Tirana: Bekaj; Vera, Cortes, Halili, Ndong, Muslovic, Rafael, Alvarez, Kobiljar, Mehmeti, Tabekou
Trajner: Orges Shehi
Superiore: Java e 30-të
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Florian Lata
