Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

LIVE/ Shtanget Tirana në minutat e fundit, shpërthen festa te Vora (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
LIVE/ Shtanget Tirana në minutat e fundit, shpërthen festa te Vora
Vora - Tirana

LIVE

VORA – TIRANA 1 – 1 (Adeloye 81'/Basilio Ndong 51')

81' - Vjen barazimi, Vora vendos baraspeshën me Adeloye.

 

69' - Zëvendësohet kapiteni i bardhebluve Xhixha, ende pa gol. 

65' - Vora më kërkuese, problem krijimi i "korridoreve" para mbrojtjes mike. 

56' - Vendasit me fat, goditja e Tabekou "neutralizohet" fatmirësisht.\

  

51' - Zhbllokohen shifrat, goli mban "firmën" e Basilio Ndong për Tiranën.

  

46' - Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura.

42' - Faull taktik nga Shehi në "dëm" të Xhixhës, karton i verdhë për lojtarin e Vorës.

32' - Geci "shkarkon" të majtën, pret mrekullisht portieri Tafas.

 

20' - Sulmuesi i Tiranës Tabekou, humb rast të "artë" për gol.

15' - Lojë e ekuilibruar mes Vorës dhe Tiranës.  

1’ – Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Vora”.

Formacionet zyrtare:

Vora: Harizaj; Zuna, Shehi, Repaj, Barjamaj, Geci, Dalipi, Vrapi, Tabaku, Ruzgis, Bardhi. 

Trajner: Eldiano Topi

Tirana: Tafas; Vera, Kortes, Lleshi, Basilio Ndong, Rafa, Alvares, Mysloviç Xhixha, Ernest, Tabeku. 

Trajner: Ardian Nuhiu

Superiore: Java e 20-të

Stadiumi: “Vora”

Arbitër: Dorjan Maletaj

Poll

Lexo gjithashtu