Dinamo – Vllaznia është supersfida e ditës së sotme që do të luhet në Superiore. Përballje kjo shumë e rëndësishme që luhet në kuadër të javës së 20-të të kampionatit.
Ky takim do të luhet për llogaritë e grupit të dytë, ku fitorja do t’iu japë automatikisht këtë pozicion, i cili aktualisht mbahet nga Elbasani. Siç dihet Dinamo dhe Vllaznia do të sfidohen në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:30, teksa aktualisht kanë kuotë të njëjtë pikësh, 33.
Pikërisht për këtë përballje janë zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu kryesorë do të jetë Enea Jorgji, ndërsa ndihmohet nga Mirjeta Salla, Ediena Kapxhiu. Arbitër i 4-të do të jetë Erjon Bylykbashi, ndërsa në VAR do të jetë Orland Kuka dhe në AVAR do të jetë Juxhin Xhaja.
ARBITRAT:
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Mirjeta Salla
Asistent 2: Ediena Kapxhiu
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi
Var: Orlando Kuka
Avar: Juxhin Xhaja
