Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I jashtëzakonshëm te Flamurtari, Kreshnik Çipi plas “bombën”: Maksuti si Van Basten, e kërkon gjiganti turk

Shkruar nga NEWSPORT
I jashtëzakonshëm te Flamurtari, Kreshnik Çipi plas
Erald Maksuti

Ish-mbrojtësi i Flamurtarit dhe Kombëtares Kreshnik Çipi, së fundmi ishte në një lidhje live me emisionin “Mega Sport” në A2CNN. Ai ka treguar një “tablo” të panjohur për talentin që po bën bujë te Flamurtari këtë sezon, Erald Maksuti.

“Në pamje të parë, duket sikur Makusti nuk i ka cilësitë e lojtarit të madh. Ai është tip një qendërsulmuesi. Mos ta ekzagjërojë, Maksuti ka elementët e Van Bastenit. Teknikisht është shumë mirë, luan me të dyja këmbët, në ajër po ashtu.

Megjithatë, problemet fizike kanë ndikuar te Maksuti që mos t’i shfaqe të gjitha aftësitë. E ardhmja e Maksutit? Ka ardhur koha që trajneri i Kombëtares duhet ta thërras. Te përfaqësuesja, eksperienca është shumë herë me e mirë se sa në një klub.

Brenda 1 apo 2 vitesh, Maksuti mund të shitet në skuadra të rëndësishme jashtë Shqipërisë. Që sot, ai ka një kërkesë nga Galatasaray. Drejtuesit e klubit elitare në Turqi, të cilët bënë binjakëzim me Flamurtarin, kanë bërë kërkesë për sulmuesin 21-vjeçar”.    

Poll

Lexo gjithashtu