Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luhen në 3 orare të ndryshme, njihuni me sfidat e sotme të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Luhen në 3 orare të ndryshme, njihuni me sfidat e sotme të
"Abissnet Superiore"

Superiorja ditën e sotme do të luajë 3 ndeshjet e mbetura të javës së 20-të të kampionatit. Duele interesante janë në program që do të luhen në 3 orare të ndryshme.

Gjithçka do të startojë me përballjen Vora – Tirana, duel ky që do të luhet në stadiumin e Vorës në orën 13:30. Vendasit pas fitores me Partizanin, në shtëpi do të tentojnë një tjetër triumf, për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë, ndërkohë nga krahu tjetër 3 pikët janë jetike” për bardheblutë, që synojnë t’i shpëtojnë mbijetesës.

Ndërkohë në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Arenën e Demave”, aty ku Partizani pret Teutën. “Demat” do të synojnë rikthimin te fitoja pas 3 humbjesh rresht në kampionat, ndrësa durrsakët gjithashtu luajnë vetëm për 3 pikët, pasi prej javësh nuk ia kanë dalë dot të fitojnë në kampionat.

Dueli i fundit i ditës së sotme do të jetë supersfida Dinamo – Vllaznia. Përballje kjo që do të luhet në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:30. Aktualisht në kampionat kanë kuotë të njëjtë pikësh dhe pas barazimit të Egnatias dhe Elbesanit do të kërkojnë vendin e dytë në tabelën e klasifikmit.

Luhen në 3 orare të ndryshme, njihuni me sfidat e sotme të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu