Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në fushë për vendin e dytë, Dinamos dhe Vllaznisë nuk iu lejohen hapat “fals”

Shkruar nga NEWSPORT
Në fushë për vendin e dytë, Dinamos dhe Vllaznisë nuk
Dinamo - Vllaznia

“Abissnet Superiore” ka hyrë në një nga fazat e saj më delikate, teksa java e 20-të e kampionatit premton shumë emocione dhe spektakël në fushën e lojës. Në program ka duele mes ekipeve që ndodhen në pjesën e siperme në klasifikim dhe që janë pretendentë për titullin.

Kështu në “Air Albania” ora 19:30 do të sfidohen Dinamo dhe Vllaznia. Dy ekipet do të luftojnë mes tyre për vazhdimësinë, ndërsa aktualisht në kampionat kanë kuotë të njëjtë pikësh dhe ndajnë mes tyre vendin e 3-të dhe të 4-të.

Padiskutim që dueli i ditës së sotme do të jetë “kokë më kokë” për ngjitjen në klasifikim, saktësisht për vendin e dytë. Me nga 33 pikë të grumbulluara, kanë arritur të marrin nga 9 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. Ndërkohë Dinamo ka arritur të shënojë 27 gola ndërsa ka pësuar vetëm 12 të tillë dhe nga krah tjetër Vllaznia ka shënuar 25 dhe ka pësuar 16.

Poll

Lexo gjithashtu