Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

16 vite pa Panajot Panon, Partizani rikujton legjendën e kuqe: Gjithmonë i paharrueshëm në mendjen dhe zemrën tonë

Shkruar nga NEWSPORT
16 vite pa Panajot Panon, Partizani rikujton legjendën e kuqe:
Panajot Pano

Sot është një ditë ndryshe nga të tjerar. Një ditë e trishtë, pasi na kujton vdekjen e një prej legjendave të futbollit shqiptar.

Saktësisht të Partizanit dhe sot janë bërë plot 16 vite pa Panajot Panon. E në këtë ditë, klubi i kuq ka rikujtuar ish-futbollistin, ndërsa ka shkruar se kujtimi i tij është gjithmonë i paharrueshëm dhe mbetet gjithmonë në mendjen dhe zemrën e tifozëve.

“PANAJOT PANO/ 16 VITE PA LEGJENDËN E PARTIZANIT DHE FUTBOLLIT SHQIPTAR

Sot mbushen 16 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA.

Pano i cilësuar si Legjenda e Futbollit shqiptar përgjatë karrierës së tij 18-vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanellën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 kampionate dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë Pano regjistron 24 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Lojtari i Shekullit” akorduar nga UEFA/FIFA si dhe “Nderi i Kombit” dekoruar nga ish-Presidenti Republikës Bamir Topi në vitin 2009.

Figura e Panajot Panos vazhdon të kujtohet gjatë sidomos për golat e paharruar të cilët mbeten të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve e sportdashësve, dhe kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Kujtimi dhe emri i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozërisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar”, ka shkruar klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu