Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Tirana inferiore përballë kampionëve, Egnatia luan “poker” me bardheblutë dhe merr kreun e renditjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana inferiore përballë kampionëve, Egnatia luan
Egnatia

Tirana 0 – 4 Egnatia (Ujka 60', Lushkja 64', Bakayoko 80', Ndreca 94')

Egnatia ka triumfuar përballë Tiranës në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare”, u mbyll 0-4 në favor të rrogozhinasve.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa kampionët treguan fytyrën e tyre në pjesën e dytë. Ujka, Lushkja, Bakayoko dhe Ndreca ishin autorët e “pokerit” të Egnatias.

Me këtë fitore, djemtë e Edlir Tetovës marrin vendin e parë në renditjen e Superiores me 36 pikë. Në krahun tjetër, me 18 pikë, Tirana mbetet në vendin e 9-të, pra të parafundit.

Superiore: Java 21
Stadiumi: “Arena Kombëtare”
Arbitër: Erjon Bylykbashi

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Përgjoni, Soler, Ismajli, Smaçi, Gjumsi, Jarmouni, Ernest. Trajner: Gugash Magani.
EGNATIA: Dajsinani, Dylisse, Xhemajli, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Fernando, Lushkja, Ujka, Kasa, Bakayoko. Trajner: Edlir Tetova.

LIVE:
94' GOL EGNATIA! Shënon Ndreca.

80' GOL EGNATIA! Shënon Bakayoko.

64' GOL EGNATIA! Shënon Lushkja.

60' GOL EGNATIA! Shënon Ujka.

37' Tirana shënon me Jarmouni, por goli anulohet për faull gjatë aksionit.

12' Tirana në rrezik, Ujka pranë golit.

2' Bakayako tenton golin nga distanca.


1' Nis sfida të stadiumin "Arena Kombëtare".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga